
Një i vdekur dhe 2.957 raste të reja me Covid
23 janar 2022
| 15:27
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.
Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 2.957 raste të reja me Covid.
“Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705. Në total numri i rasteve aktive është 17.743”, ka njoftuar MSh-ja.