
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan
24 qershor 2025
| 13:58
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni mesditën e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se dy të lënduarit e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.