Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident mes veturës dhe traktorit në Podujevë

10 korrik 2025 | 15:57

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshinë një veturë dhe një traktor.

Lajmin për e ka konfirmuar për mediet zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se të lënduarit po marrin tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes  ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) dhe Biblioteka Kombëtare…