Një kontigjent i FSK-së dërgohet në mision humanitar në Shqipëri

07 maj 2025 | 12:10

Qeveria në detyrë e Kosovës, e ka mbajtur mbledhjen e 259-të.

Kjo mbledhje u zhvillua në formën elektronike, në të cilën u shqyrtua dhe miratua vendimi për miratimin e kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi u miratua dhe mjetet financiare për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit. Ajo…