Një muaj paraburgim ndaj ‘spiunit’

07 maj 2025 | 17:09

Një muaj paraburgim i është caktuar Hysri Selimit, i dyshuar për spiunazh.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të datës 06.05.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.S., ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masë adekuate sepse nëse i dyshuari lihet në liri ekziston rreziku i ikjes dhe se ai mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.  Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë ”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas serb nga komuna e Zveçanit, Nemanja Milkovi është…