Një nga themeluesit e Qendrës së LVV-së në Gjermani i jep përkrahje Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

07 nëntor 2025 | 15:21

Biznesmeni dhe një nga themeluesit e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, Driton Neziri, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Në një postim në rrjete sociale, Neziri ka bërë apel te bashkëvendësit, familjarët dhe miqtë e tij nga Mitrovica që të votojnë për Arian Tahirin në zgjedhjet për kryetar komune.

“Unë, si një ndër themeluesit e Qendrës së LVV-së më të madhe jashtë Kosovës, në Gjermani, së bashku me familjen dhe vëllain tim, Jeton Nezirin, u bëj apel miqve, familjarëve dhe shokëve që ta votojnë Arian Tahirin për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Jemi të bindur se është njeriu i duhur, në kohën e duhur, që i duhet qytetit tonë,” ka shkruar Neziri.

Ai ka theksuar bindjen e tij se Tahiri përfaqëson vizionin dhe energjinë që i nevojitet Mitrovicës për zhvillim e bashkim qytetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë…