
Një numër protestuesish mblidhen edhe para Gjykatës Speciale
14 shtator 2025
| 12:18
Nga ora 14:00 do të nis protesta për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Protesta pritet të mbahet jo te Gjykata Speciale, por në afërsi të saj, për arsye të sigurisë.
Por, një numër qytetarësh janë mbledhur para Gjykatës Speciale.
Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-s.
Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.