Një person arrestohet pas mesnatës në Kaçanik

02 prill 2025 | 08:55

Një person është arrestuar të martën pas mesnate në qytetin e Kaçanikut, tregojnë disa pamje të publikuara nga mediat lokale.

Pamjet tregojnë një person të shtrirë për tokë nga një njësit i Policisë së Kosovës, derisa i vendosen prangat.

Arrestimi i personit ka ndodhur disa orë pas vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika. Lika u vra në hyrje të banesës së tij rreth orës 23:00 të martën.

Nuk dihet nëse arrestimi ka të bëjë me vrasjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” do të organizojë sot një…