
Një shtetase e huaj gjendet pa shenja jete në Shtërpcë
20 tetor 2025
| 11:06
Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.
Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës.
“Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, ka njoftuar policia.