
Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin, gruaja e injoron me të zbritur në Angli
Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi është injoruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ndërsa ai ia ofroi dorën si ndihmë për të zbritur nga shkallët e një aeroplani, pasi arritjes në Britani për vizitën e tyre treditore shtetërore.
Macron është pritur nga Princi dhe Princesha e Uellsit pasi zbriti nga aeroplani para Zonjës së Parë, në RAF Northolt në Londrën Perëndimore.
🇫🇷French President Emmanuel Macron was awkwardly ignored by his wife Brigitte during their UK visit. As they got off the plane in West London, he offered his hand, but she chose to use the handrail instead. He dropped his hand and greeted the Princess of Wales with an air kiss.… pic.twitter.com/f4P2H7bD2T
— 凤凰欧洲 PhoenixCNE News (@PhoenixCNE_News) July 8, 2025
Ndërsa gruaja e tij zbriste shkallët drejt familjes mbretërore në pritje, të cilët po përshëndetnin çiftin në emër të Mbretit Charles III, Presidenti Macron ia zgjati dorën.
Por zonja Macron duket se e injoroi atë, duke u mbajtur në anësoret ndërsa ecte poshtë e duke e lënë atë të lëshonte dorën në mënyrë të çuditshme.
Minuta më vonë, Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga baza, dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me Brigitte e cila është parë me telefonin të cilin e nxori nga çanta.
Ky injorim vjen disa javë pasi Brigitte është kapur duke e goditur burrin e saj përpara se të zbrisnin nga aeroplani në Vietnam. Megjithatë, presidenti francez mohoi se ishte goditje, duke thënë se ishte “lojë”.