Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

01 maj 2018 | 23:33

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00. Lajmin e ka konfirmuar për “KALLXO.com”, komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, një veturë e tipit Opel Corsa është vetaksidentuar. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është kualifikuar për në finalen e katërt në…