‘Njihemi prej se jemi fëmijë’, ‘presidentja më e mirë’, Osmani dhe Peci lavdërojnë njëri-tjetrin

15 dhjetor 2025 | 11:13

Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në zyrë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se është kënaqësi që sot e ka pasur mysafire presidenten Osmani.

“Diskutuam për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës”.

“Ne jemi me fat që si Mitrovicë, gjatë këtij mandati nga Mitrovica kemi pasur një përfaqësim shumë dinjitoz në politikën e jashtme, duke filluar nga bashkëvendësja jonë”, ka thënë Peci.

Ai ka thënë se Osmani është presidentja më e mirë prej që Kosova është shtet i pavarur.

Më pas Osmani e uroi Pecin për detyrën e re duke thënë se është “jashtëzakonisht e rëndësishme dhe sfiduese”

“Por jam besimplotë që do t’ia dilni ju dhe ekipi juaj i jashtëzakonshëm në mënyrë që për të gjithë qytetarët e Mitrovicës të sjellni edhe më shumë perspektivë, projekte, zhvillim dhe shpresë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se “me Fatonin” njihen që prej se janë fëmijë.

“Kemi shkuar në shkollë bashkë, jemi rritë në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet dhe natyrisht janë të shumta, por kam besimin e plotë që gradualisht do të rregullohen me angazhimin e kryetarit dhe ekipit të tij, por edhe me përkrahjen tonë nga niveli qendror”.

“I uroj shumë suksese kryetarit, jam e bindur se ashtu do të jetë duke e ditur vullnetin me të cilin punon dhe seriozitetin me të cilin e merr secilën punë dhe jam e bindur edhe nga aspekti politik, duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe vetë trashëgimia kulturore ilire që shihet kudo në pjesët veriore sado të largëta brenda territorit tonë është dëshmia më e madhe e kësaj”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur në një intervistë për…