Njihuni me Fitim Gashin – aktorin dhe këngëtarin e talentuar

01 shtator 2025 | 17:51

Fitim Gashi, djaloshi nga Prishtina, po pushton skenën e muzikës dhe aktrimit me talentin e tij të veçantë. Si këngëtar, ai me paraqitjet dhe këngët e bukura ka arritur shumë shpejt të fitojë zemrat e publikut, duke u bërë i kërkuar pothuajse çdo natë në dasma dhe ahengje të ndryshme.

Përveç suksesit në muzikë, Fitimi ka spikatur edhe në aktrim. Ai është paraqitur në shumë shfaqje televizive dhe seriale vendore, duke dëshmuar një talent të veçantë artistik.

Një nga rolet e tij më të pëlqyera ishte ai i Sokolit në serialin “Dashni dhe Pabesi”, ku me interpretimin e tij të shkëlqyer arriti të bëjë për vete publikun. Ai gjithashtu u dallua edhe në serialin “Shpija e Madhe”, ndër më të ndjekurit në vend.

Risia e fundit është rikthimi i tij në film. Dikur i njohur me titullin “Dashuri dhe Pabesi”, projekti tashmë do të vazhdojë me emrin “Rrugët e Lirisë”, ku Fitimi pritet të spikasë përsëri.

Ne i urojmë shëndet dhe suksese të pandalshme, duke mos dyshuar se ai do të vazhdojë të mahnitë publikun me talentin dhe energjinë e tij në skenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MAX CLEANING B.I, shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me…