
Njoftim i rëndësishëm nga Trusti në lidhje me 10-përqindëshin
13 dhjetor 2020
| 14:20
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar përditësimin e të dhënave dhe kanë udhëzuar qytetarët që të provojnë sërish aplikimin për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti.
“Kontribuues të nderuar, sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen!”, ka njoftuar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.