Njoftim për ceremoninë mortore me rastin e vdekjes së veprimtarit Ekrem Jashari

23 qershor 2025 | 15:14

CEREMONIA MORTORE – EKREM JASHARI – BACI-1951 – 2025

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë e Veteranë të UÇK-së,

Me dhembje për ndarjen nga jeta të bacit Ekrem Jashari. Baci një emër që mishëroi devotshmërinë, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut.

Baci Ekrem, mësues, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Ferizaj. Një personalitet i cili dha kontribut të çmuar në proceset e shtetformimit dhe ndërtimit të Republikës së Kosovës. I qëndrueshëm në ideale, i palëkundur në përkushtim, jeta e tij ishte mishërim i fjalës ATDHETAR. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, të afërmit, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe gjithë ata që e njohën dhe e nderuan.

Ceremonia mortore mbahet ditën e martë, më 24 qershor 2025:

13:00 – 14:30 | Homazhe pranë arkivolit – Galeria e Arteve, Ferizaj

15:00 | Mbledhje Komemorative  – Teatri “Adriana”, Ferizaj

17:00 | Varrimi – Varrezat e Veteranëve në varrezat e qytetit, Ferizaj.

E pamja do të mbahet për tri ditë:

25, 26 dhe 27 qershor 2025, në Restaurant “Nesi” – Sojevë, Ferizaj.

I lehtë të qoftë dheu Arbëror atdhetarit të pathyeshëm dhe i përjetshëm në kujtesën tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një…