Njoftimi i fundit i prokurorisë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në kërkim

06 nëntor 2025 | 17:01

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se të enjten është raportuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe prokurori kujdestar.

Është bërë me dije se personi që dyshohet që ka kryer vrasjen e dyfishtë është identifikuar, por nuk është arrestuar end.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme”, k njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew…