Norris: Fitorja në Montekarlo erdhi që ditën e shtunën në kualifikuese, ajo vlen më shumë se sa gara

28 maj 2025 | 15:03

Lando Norris u rikthye te fitorja në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në pistën qytetase të Montekarlo. Sukses që ngushtoi në 3 pikë diferencën me Oscar Piastri, të dy pilotë të McLaren. Një sukses që nisi nga vendi i parë që siguroi të shtunën në provat zyrtare.

“Kam punuar shumë gjatë muajve të fundit për të rikthyer besimin që kisha në Australi. Ajo që ndjeva këtë fundjavë ishte një hap i vogël përpara. Nuk është se kam goditur në shenjë tani dhe gjithçka është kthyer në normalitet”, ka deklaruar Norris.

“Ka ende gjëra për të cilat duhet të punoj si pilot dhe të tjera që duhet të punoj me ekipin për të pasur një makinë me të cilën ndihem rehat. Në çdo rast, jam shumë krenar për ‘pole’ të së shtunës. Jam më i lumtur me atë rezultat se sa me fitoren”, ka shtuar piloti britanik i McLaren.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë një pilot i shpejtë në kualifikuese dhe gjetja e këtij aspekti është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Nëse nuk e shprehni nivelin tuaj më të mirë, nuk mund të konkurroni kundër pilotëve më të mirë në botë”, ka deklaruar Lando Norris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim të Këshillit Atlantik në Shtetet e Bashkuara,…