NPB-ja reagon mbi keqinterpretimin e opinionit ligjor të MZhE-së, të njërit nga aksionarët e emëruar nga Ahmeti

02 korrik 2018 | 14:32

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata, keqinterpretimin e opinionit ligjor të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) të njërit nga aksionarët e emëruar nga kryetari Shpend Ahmeti.

Reagimi i plotë i Ndërmarrjes Publike Banesore:

Në disa media elektronike më datë 29 qershor është publikuar lajmi se kinse Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka konsideruar të ligjshëm emërimin e Hajdar Hoxhës në pozitën e UD. i Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore sh.a Prishtinë.

E vërteta është se Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në pyetjen me shkrim të parashtruar nga njëri prej anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve – Drejtori i Drejtorisë së Pronës në Komunën e Prishtinës z. Dren Kukaj në lidhje me plotfuqishmërinë e vendimit të datës 30 prill 2018 me të cilën dy aksionarët e PSD-së, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti, tashmë i shkarkuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës kanë emëruar Ud . të Kryeshefit Ekzekutiv anëtarin e PSD-së z. Hajdar Hoxha, ka thënë se është përtej juridiksionit të saj për të dhënë opinion lidhur me këtë çështje.

Përndryshe vetëm Gjykata Themelore e Republikës së Kosovës është kompetente për të shqyrtuar ligjshmërinë dhe të ekzekutoj çfarëdo vendimi të organeve të administratës.

Sa i përket çështjes së ndërmarrjes se veprimeve nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve në rastet hipotetike kur Bordet e Ndërmarrjeve janë jofunksionale, kjo nuk nënkupton apriori se Komisioni Komunal i Aksionarëve ka të drejtë të emërojë UD. të Kryeshefit Ekzekutiv pasi që kompetencat e aksionarëve janë përcaktuar qartë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Komisioni Komunal i Aksionarëve bënë përzgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit te Drejtorëve, ndërsa Bordi i Drejtorëve përzgjedh Kryeshefin Ekzekutiv në një procedurë të hapur transparente dhe konkurruese.

Andaj i ftojmë organet kompetente komunale që sa më shpejtë që është e mundur të caktojnë aksionarin e tretë në mënyrë që të kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve i cili në një procedurë transparente do të përzgjidhte Bordin e ri te Drejtorëve të NPB-së ndërsa Bordi, ashtu siç e parasheh neni 21 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, dhe do të merrej edhe me çështjen e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv.

Përderisa nuk kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve anëtarët e Bordi Aktual i Drejtorëve do të vazhdojnë ushtrimin e detyrave të tyre në përputhje më nenin 164 paragrafi 3 i Ligjit për Shoqëri Tregtare në mënyrë që puna e Bordit dhe e Menaxhmentit drejt kryerjes së detyrave ditore dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët e Prishtinës do të vazhdojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të…