Nuhiu: Nuk patëm fat për të fituar

24 nëntor 2020 | 17:59

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas barazimit me Feronikelin.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje mjaftë të mirë, ndërsa në fund arkëtuan vetëm nga një pikë. Pas ndeshjeve, Nuhiu tha se Feronikeli në këtë ndeshje vetëm u mbrojt dhe provoi me kundërsulme, ndërsa atyre iu mungoi fati.

“Kundërshtari kishte ardhur për tu mbrojtur dhe të provonin me kundërsulm. Në pjesën e parë iu eci siç donin, por në të dytën ishim më të mirë dhe provuam fitoren, ani pse mund të ishim ndëshkuar përsëri në fund nga pakujdesia”, ka thënë Nuhiu.

“Futbollistët luajtën me shpirt, dhanë shumë, por nganjëherë na nevojitet edhe fati për të fituar”, ka deklaruar Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro e ka “thumbuar” Dritën pas…