Nuk dinte ku ta fshehte?

11 korrik 22:56

Në mendjen e tij
është ndërtuar perandoria e një vashe me delikatesë kristalore.
Bukuria e saj i ngjante në vesën e mëngjesit me të cilën freskonte sytë e tij të mërzitur

Pastaj i bëhej të jetë vala e detit dhe
me një tundim koke zgjaste dorën ta mbante për vete.

Uh sa çudi, me një rrahje krahësh ajo merrte pamjen e mjellmës dhe ikën në lartësi.
Pastaj bie nata dhe errësira i’a përpinte të gjitha pamjet e saj.

Atë zë qiellor dua ta dëgjoj vetëm unë,
thoshte kujdestari i lules në çelje dite.

Adhuruesës së tij i thoshte: Lazdranja ime, pse të trembet qerpiku të rrëmben frika nga fryma ime?

Kujdestarit të lules me sy prej kristali,
herë – herë i duket se është mbuluar me butësinë e saj prej mëndafshi me aromën e një luleje të çelur në sytë e tij.

Pastaj vetja i dukej e dehur në pritjen e saj.
Mërzinë e dhimbjen i mbante nën sqetulla shpirti.
Me frymën e tij në të sosur fshinte pluhurin e shtrirë mbi portetin e saj.

Nganjëherë i dukej se ia rrembeu era. Mundohej ta gjente, ta ruante, ta fshehte për t’u strukur pranë saj.

Nën çatinë e një shtrojere, në pritje numëronte pikat e shiut, me shpresën e një dite të çelur lule, do ta takoj vashën e ngulitur në zemrën e tij.

11.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë dhe në tri komuna e tjera Prizren, Ferizaj…