Nuk e lëshon ‘frontin’ Sefa – rikandidon nga PDK për Asamblenë Komunale të Rahovecit

13 gusht 2025 | 01:05

Sejfullah Sejfullahu ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Rahovecit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sejfullahu, i cili në mandatin e kaluar ka qenë asamblist i PDK-së, ka shpërndarë një mesazh drejtuar qytetarëve të Rahovecit dhe Krushës së Madhe, ku ka falënderuar për përkrahjen gjatë katër viteve të fundit dhe ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tij.

Njoftimi i plotë i Sejfullah Sejfullahut:

“Të nderuar qytetarë të vendlindjes sime – Krushës së Madhe dhe Rahovecit,

Të nderuar miq, votues të PDK-së dhe të gjithë ju që më keni votuar e përkrahur,

E dashura familja ime Sejfullahu,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin katërvjeçar, me përulësi para jush dhe me zemër plot mirënjohje, shpreh falënderimin tim për secilin prej jush për besimin dhe mbështetjen gjatë mandatit tim të parë.

Të gjitha takimet, bashkëbisedimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta ishin motiv i madh për mua të punoj me përkushtim për Rahovecin në përgjithësi dhe për Krushën në veçanti.

Pas konsultimeve me ju, kam vendosur që të rikandidoj për Kuvendin Komunal të Rahovecit nga radhët e PDK-së. Për të vazhduar rrugën që kemi nisur bashkë, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri për zhvillim, jam kandidat edhe për mandatin e ardhshëm 2025-2029.

Nëse kam përkrahjen tuaj si deri më tani, do të jem zëri juaj në vendimmarrje dhe do të punojmë bashkë për të çuar përpara projekte të reja që rrisin mirëqenien e qytetarëve tanë.

Sinqerisht i juaji,

Sejfullah Sejfullahu

Sefa i juaj”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kryevepër e karrierës e Ambasadorit të SHBA-së James…