“Nuk është e ligjshme…”/ Aktorja e famshme trondit moderatorët me arsyen pse e do jetë në Dubai

31 korrik 2025 | 11:37

Ylli i “Freakier Friday” zbuloi në “Live with Kelly and Mark” se arsyeja kryesore pse i pëlqen të jetojë në qytet është se i ofrohet njëfarë privatësie që të famshmit nuk e kanë në vende të tjera, veçanërisht në Hollywood.

“Është thjesht shumë larg Hollywood-it dhe unë jetoj një jetë shumë normale”, tha Lohan, duke shtuar: “Nuk kam asnjë shqetësim se nuk mund të shkoj të ha në këtë vend sepse dikush do t’i bëjë një foto djalit tim. Dhe thjesht, ndihem shumë e sigurt”.

“Nuk kanë fotografë atje?”, pyeti prezantuesja Kelly Ripa, të cilës aktorja iu përgjigj: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund të bësh një foto të dikujt tjetër nëse je në një restorant. Duhet ta pyesësh personin, gjë që është një ndryshim i madh nga këtu.”

“Kjo është e pabesueshme”, tha Ripa e tronditur.

Lohan u zhvendos në Dubai në vitin 2014 dhe atje takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Bader Shammas. Çifti ndezi thashetheme për një romancë në shkurt të vitit 2020 dhe u martua në vitin 2022. Më shumë se një vit më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Luai, 2 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar nga institucionet shtetërore…