
Nuk gabojnë Drita dhe Ballkani
Dy skuadrat e para në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës në futboll, Drita dhe Ballkani kanë shënuar fitore të enjten ndaj Prishtinës, përkatësisht Gjilanit.
Skuadra liderë, Dita e mposhti me lehtë se që është pritur Prishtinën me rezultat 2-0. Dy golat e fitores vendasit i shënuan në pjesën e parë me anë të Tushës. Në pjesën e dytë, Dita shënoi edhe golin e tretë, por i cili me pas u anulua. Pas këtyre tri pikëve, gjilanasit përforcohen në pozitën e parë me 63 pikë, kurse Prishtina vazhdon të jetë në vendin e pestë me 38 pikë. Fitore ka shënuar edhe Ballkani në përballje me Gjilanin, me rezultat 1-0. Edhe në këtë ndeshje goli i vetëm u shënua në pjesën e parë, autor ishte sulmuesi në formë të mirë, Sunday Adetunji.
Ballkani me tri pikët e reja shkon në kuotën e 53 pikëve, 10 pikë me pak se skuadra kryesuese, derisa Gjilani zë vendin e gjashtë me 38 pikë. Të mërkurën Llapi dhe Ferizaj kanë regjistruar fitore të rëndësishme, duke vazhduar kështu ecurinë pozitive në këtë fazë vendimtare të edicionit. Llapi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat, duke e mposhtur Feronikelin 74, me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin e vetëm të takimit e realizoi qendërsulmuesi Ardit Tahiri nga pika e bardhë në minutën e 45-të, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina. Një fitore të rëndësishme e ka regjistruar edhe skuadra e Ferizajt, e cila në shtëpi mposhti Malishevën, po ashtu me rezultat 1:0, duke shënuar kështu fitoren e dytë rresht në Superligë. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi mesfushori Edon Sadriu në minutën e 39-të.
SUPERLIGA
Drita – Prishtina 2-0
Ballkani – Gjilani 1-0
Ferizaj – Malisheva 1-0
Llapi – Feronikeli 1-0
Dukagjini – Suhareka 1-1
Tabela
1. Drita 63 pikë
2. Ballkani 53
3. Malisheva 47
4. Ferizaj 41
5. Prishtina 38
6. Gjilani 38
7. Llapi 36
8. Dukagjini 36
9. Suhareka 33
10. Feronikeli ’74 14