Numërohen mbi 31 për qind të votave të kandidatëve për deputetë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

09 qershor 2026 | 15:53

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po vazhdon nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar 31.91 për qind e kutive të votimit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari është kryetari i saj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili deri më tani ka marrë 73 007 vota.

Ai pasohet nga Glauk Konjufca me 57 404 vota, Albulena Haxhiu me 33 122vota, Hekuran Murati 29,033vota dhe e pesta renditet Donika Gërvalla me 26 724 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës i pari me vota është Bedri Hamza, kandidati për kryeministër, i cili ka marrë 35 293 vota deri më tani.

I dyti pas Hamzës, deri më tash është Përparim Gruda me 22 479vota, pasuar i treti në radhë Arian Tahiri me 19 475 vota, Uran Ismaili me 17 411 vota dhe e pesta është Sala Jashari me 12 465 vota.

Nga lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më së shumti vota nga këto kuti të numëruara deri më tash është Vjosa Osmani, e cila ka marrë 23 459 vota.

Ajo pasohet me vota nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku i cili deri më tash ka marrë 21 322 vota. E treta më e votuar në LDK është Doarsa Kica-Xhelili me 16 597 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 13 041 vota dhe Avdullah Hoti me 11 737 vota.

Edhe në Aleancë, më i votuari është kryetari i partisë, Ardian Gjini, i cili deri më tani ka siguruar 12 106 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 10 991vota dhe Daut Haradinaj me 8 463 vota.

I katërti radhitet Besnik Tahiri që ka marrë 7 377 vota dhe Bekë Berisha 5 833 vota.

Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Golaj B.I. nga Gjakova shpall të pavlefshme numrin Unik…