Numri 82 i listës së PDK-së, Adnan Thaçi, merr mbështetje për rrugëtimin e tij politik nga Azem Syla
12 dhjetor 2025
| 23:16
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Adnan Thaqi, me numër 82, ka bërë të ditur se sot është takuar me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën.
Thaqi ka theksuar se biseda me Sylën ka qenë e qetë, e drejtpërdrejtë dhe me peshë të veçantë, duke e cilësuar atë si një njeri që e njeh lirinë nga barrët e rënda që ka mbajtur mbi supe.
Sipas Thaqit, nga ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme dhe burrnore për të vazhduar rrugëtimin politik në frymën “Bashkë Përpara”, në kuadër të garës së PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.
#PDK130
#BedriHamza1 ✅
#AdnanThaqi82 ✅






