Numri i vogël i zjarrfikësve problem për menaxhimin e zjarreve në Suharekë (video)

15 gusht 2025 | 10:55

Qyteti i Suharekës ka përjetuar vale të madhe të zjarreve javëve të fundit.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”në Klan Kosova FM, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, tha se problemi nuk qëndron te pajisjet, por te mungesa e stafit.

“Ne Suharekë nuk e kemi problemin tek teknika, sepse kemi teknike, kemi kamiona, pajisje të mira, por por kemi stafi të vogël. Sipas ligjit duhet të kemi 35 zjarrfikës, por i kemi vetëm 14”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

I pari i Komunës njoftoi gjithashtu se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një objekti modern për zjarrfikësit në Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)…