
Nura: Nderime të larta për sakrificën e heronjve Tahir e Nebih Meha
13 maj 2025
| 11:26
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka nderuar heronjtë Tahir e Nebih Meha, në 44-vjetorin e rënies së tyre heroike.
“Nderime të larta për sakrificën e heronjve Tahir e Nebih Meha, në 44-vjetorin e rënies së tyre heroike në mbrojtje të tokës dhe nderit shqiptar – dy atdhetarë që me lehtësi pranuan luftën dhe vdekjen, por jo edhe dorëzimin në duart e policisë serbe, një akt patriotik i cili frymëzoi Adem Jasharin dhe trimat tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të nisur sa më parë luftën çlirimtare. Lavdi për jetë e mot dëshmorëve Tahir e Nebih Meha!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.