Nushi i PSD-së: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në nëndegë të Kurtit
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka folur rreth adresimit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, rreth moscerfitikimit të disa subjekteve politike nga KQZ-ja, duke përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Nushi ka thënë se është hera e parë që një presidente në detyrë është në të njëjtën kohë edhe në garë zgjedhore.
Nushi ka thënë se Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të Albin Kurtit.
“Zëvendësimi i kapjes. Ajo çka ka bërë u.d. e presidentes Vjosa Osmani dje, është njëmend ndryshim. Por veç ndryshim i keqpërdorimit të institucionit. Nga ndryshuar personi dhe diskursi, por institucioni ka ngelur i kapur. Është hera e parë që një presidente në detyrë, njëkohësisht është edhe në garë zgjedhore. Rrjedhimisht, Vjosa e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të z. Kurtit”, ka shkruar Nushi ndër të tjera në llogarinë e vet në “Facebook”.



