Obiliqi përfiton mbi tre milionë euro projekte nga Ministria e Infrastrukturës

13 mars 2018 | 14:36

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë nënshkruar të martën memorandum bashkëpunimin, për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë mbi 3 milionë e 300 mijë euro.

Projektet që do të realizohen nga kjo shumë financiare janë; sheshi i Obiliqit, ndërtimi i infrastrukturës në lagjen “Hade e Re” në fshatin Shkabaj si dhe asfaltimi i rrugës Palaj – Lajthishtë – Siboc – Hamidi – Plemetin.

Pas nënshkrimit të memorandumit ministri, Pal Lekaj, ka thënë se Ministria e Infrastrukturës do të mbështes projektet infrastrukturore që kanë impakt direkt në jetën e qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Nga ana tjetër kryetari, Xhafer Gashi, e ka falënderuar ministrin Pal Lekaj për mbështetjen financiare që po i bënë Komunës së Obiliqit, duke besuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe në projekte të tjera të natyrës së tillë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari Gashi dhe ministri Lekaj kanë vizituar punimet në ndërtimin e urës mbi lumin “Sitnica”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi dhe Roma kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës…