
O’Brien: Diskutimet në Shtëpinë e Bardhë çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se diskutimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.
Përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter”, O’Brien ka thënë se mezi pret të takojë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq.
“Nga përkushtimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojë Serbia dhe Kosova”, ka thënë mes tjerash ai.
“I look forward to welcoming @predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti to the White House tomorrow. These important discussions will advance peace through economic cooperation. Both leaders’ commitment to dialogue will benefit #Serbia and #Kosovo.”–NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/mpvhe2SyXn
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) September 2, 2020