Oficeri i FSK-së diplomon në Amerikë

18 tetor 2025 | 11:59

Kapiten, Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur nga një postim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rrjetin social “Facebook”.

Sipas këtij njoftimi, trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

“FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardat me të larta të vendeve të NATO-s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur shqiptar, Betim Alihajdari, ka rikthyer fansat e…