
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
13 korrik 2025
| 17:53
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, të cilat tha se janë të papranueshme.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ekipet e saj dëgjuan mbrëmë të shtënat me armë, raporton Sky News.
Duke kryer një vizitë në vendngjarje, agjencia tha se gjeti gëzhoja të shumta të shpërndara pranë dy njësive të reaktorit.
“Një aktivitet i tillë ushtarak pranë një centrali të madh bërthamor është i papranueshëm”, tha shefi i IAEA-s, Rafael Grossi.