Oklahoma shpallet për herë të parë kampione në NBA

23 qershor 2025 | 10:54

Ekipi i Oklahoma City Thuner u shpall sot kampion në NBA për sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë “play-off” të luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi me rezultat 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë.

Ky është titulli i parë në histori për Oklahoman. Kishte nëntë vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë, ku përballë ishin dy skuadra surprizë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj. Në sfidën e luajtur sot, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë (kishte shënuar 9 pimë në shtatë minuta).

Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi 48-48 në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asistime, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Chet Holmgren me 18 pikë.

Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri.

NBA – Finalet “play-off”

Oklahoma – Indiana         110-111
Oklahoma – Indiana         123-107
Indiana – Oklahoma         116-107
Indiana – Oklahoma         104-111
Oklahoma – Indiana         120-109
Indiana – Oklahoma         108-91
Oklahoma – Indiana         103-91 (4-3)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka…