Oklahoma siguron kualifikimin në finale

19 maj 2025 | 11:37

Oklahoma është skuadra e dytë finaliste e “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit. Ekipi me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt ia doli të kualifikohej pas fitoi gjysmëfinalen e shtatë ndaj Denver, 125-93.

Një përballje që nuk pati shumë histori, pasi Oklahoma nuk zhgënjeu para fansave të saj, duke e merituar fitoren. Thunder fituan 4-3 serinë e takimeve ndaj Nuggets, që largohen kokëlart nga kjo përballje. Alexander Shai ishte ai që bëri diferencën në fushë për Oklahomën, autor i 35 pikëve, ndërkohë që 37 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për miqtë, Jokic realizoi 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Ndeshja pati histori vetëm në periodën e parë, aty ku Nuggets arriti të mbyll 12 minutat e para në avantazh 26-21. Por kthesa për vendasit do të niste që në periodën e dytë aty ku Oklahoma arriti të fitonte me një diferencë prej 19 pikësh. Avantazh i cili u ruajt edhe në dy periodat e dyta duke çuar Oklahoman drejt finales së Konferencës së Perëndimit aty ku do të sfidojë Minesoran.

Kujtojmë që në Konferencën e Lindjes, New York pasi eliminoi kampionët në fuqi të Boston Celtics do të sfidojnë surprizën e këtij sezoni Indianën. Serie e finaleve në Perëndim do të nis të mërkurën e 21 Majit, ndërsa ajo e Lindjes një ditë më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani e Albulena Haxhiu biseduan për disa minuta para…