
Onana mund të transferohet në Arabinë Saudite
Portieri kamerunas Andre Onana mund të largohet nga Manchester United ditët në vijim. 29-vjeçari raportohet se është shënjestruar nga disa klube në Ligën Profesionale Saudite. Ndaj, “Djajtë e Kuq” po e shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij, veçanërisht duke pasur parasysh vendimin e trajnerit Ruben Amorim për t’i besuar portën Senne Lammers, i blerë nga Antwerp në ditët e fundit të merkatos.
Kontrata e portierit kamerunas skadon në vitin 2028, me një opsion rinovimi për një vit tjetër, por kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Duket qartë se klubi anglez nuk i beson më dhe dëshiron ta largojë. Onana nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në Premier Ligë këtë sezon. Fenerbahçe thuhet gjithashtu se është e interesuar për Onana, ku ai mund të shërbejë si zëvendësuesi i Edersonit.