
Onbashi largohet nga KFF Mitrovica
19 tetor 2020
| 12:12
Trajneri Seidi Onbashi është larguar nga skuadra e KFF Mitrovica. Lajmin e ka konfirmuar vet Onbashi, i cili për gjashtë vite ishte pjesë e kësaj skuadre.
“Pas gjashtë viteve në KFF Mitrovica si trajner vendosa të largohem nga klubi ku patëm shumë suksese dhe fituam shumë tituj e Kupa. Falënderoj lojtarët, trajnerët, stafin mjekësor, kryesinë e klubit e në veçanti kryetarin Hajrulla Haxhiu për këto të kaluara vite se bashku. Klubit i dëshiroj suksese të reja në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Onbashi në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)