Orbitat e rrotullimit të trupave qiellorë

30 janar 2020 | 12:12

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (13)

Sferat e fushave të lartë përmendura e kanë origjinën më komplekse se sa mendohet te trupat qiellorë rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë. Formës sferike e formojnë cikloni me ndihmën e tornados elektromagnetike. Këto fenomene veprojnë njëkohësisht me forca tërheqëse nga periferia në drejtim të qendrës. Ashtu sikur është sqaruar në botimin e parë te (“Epoka e re” 16 korrik 2019), ku ciklonet shpërndahen në drejtim të boshtit (x) kurse tornadot elektromagnetike shpërndahen në drejtim të boshtit (y). Prandaj, pa marrë parasysh këndin e këtyre dy fenomeneve në të cilin ndodhen brenda një trupi qiellorë, ato japin një formë sferike sikur edhe fushave magnetike qoftë primare, sekondare dhe fushës antimagnetike por gjithashtu edhe trupit qiellorë i japin një formë sferike ashtu sikur shihet në figurën 19.

Si po shihet tornadoja elektromagnetike me forcë i shtyp valët e ciklonit që janë të shpërndara në drejtim të boshtit (x), por edhe cikloni me forcë e shtyp tornadon elektromagnetike. Kurse forca e tornados elektromagnetike e shndërron në formë të diskut ciklonin e trupit qiellorë. Boshti i rrotullimit të një trupi qiellorë është perpendikular me diskun e ciklonit të atij qiellor. Kjo forcë ndikon që trupat qiellor

të zbresin në një orbitë të rregullt dhe të rrotullohen rreth atij trupi qiellorë. Ashtu sikur tornadoja elektromagnetike e tokës që e ka zbritur hënën në diskun e ciklonit të tokës. Forca e ciklonit të tokës është një forcë me intensitet ekstrem të lartë, sidomos në 200 kilometrat e fundit mbi sipërfaqen e tokës. Shkaku i kësaj force ekstreme është sqaruar në botimet e “Epoka e re” 2016.

Prandaj, bazuar në forcën e ciklonit të tokës, që njihet si forca gravitacionale e tokës, dhe forcën e tornados elektromagnetike fusha magnetike sekondare apo magnetosfera e merr formën e një sfere që e mbështjellë planetin e tokës, dhe quhet Sfera e fushës magnetike sekondare të tokës (SBs).

R1- Sfera e fushës magnetike sekondare të tokës (SBs)

 Sfera e fushës magnetike sekondare e tokës (SBs) apo magnetosfera e tokës sot shkenca e njeh sikur si një fushë magnetike të tokës përbëhet nga mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) që posedojnë një (adn-x). Kështu që kjo sferë e përbërë nga këto mikrogrimcae mbron tokën nga erërat diellore, si dhe rrezatimeve të ndryshme që vijnë nga gjithësia. Duke u bazuar në natyrën e krijimit të tokës, dhe të dhënat shkencor, thuhet se magnetosfera e tokës ka një rreze rreth nga 800 deri 60 000 km nga sipërfaqja e tokës. Edhe pse saktësisht nuk mund ta dimë se sa është rrezja e magnetosferës së tokës, nga fakti se duhet një satelit artificial që do ta bënte vizuale përmes ngjyrave sferën e fushës magnetike sekondare e tokës (SBs.)

Pasi sfera e fushës së ciklonit me ndihmën e tornados elektromagnetike të tokës, kanë një rreze prej qindra mijëra kilometrash, nga qendra e tokës, këto forca tërheqëse që ushtrojnë presion mbi fushën magnetike simetrike sekondare të tokës(SFs), të cilat tentojnë ta bllokojnë edhe polet magnetike të tokës të mos buroi fusha magnetike simetrike. Por pasi nga toka buron një fushë magnetike simetrike, e krijuar nga vetërigjenerimi i grimcave të materialeve feromagnetike, si dhe buron nga të dy polet magnetike të tokës, është e pa mundshme të pengohet. Prandaj, forca e ciklonit të tokës sado e fortë që të jetë, nuk mund ta bllokoi një fushë magnetike simetrike sekondare të buroi nga të dy polet magnetike të tokës ashtu sikur shihet në figurën 20.

Në të kundërtën e kësaj forca e ciklonit të tokës dhe tornados elektromagnetike të tokës, mund ta rrisin edhe më shumë nivelin energjetik të mikrogrimcave sekondare, brenda protoneve elektroneve dhe neutroneve të materialeve feromgnatike, i cili e rritë vlerën e nivelit të energjisë së këtyre grimcave, dhe kjo ndikon në rritjen e rigjenerimit i cili transformohet në fushën magnetike simetrike të tokës. Prandaj, ky është një burim i dhunshëm, dhe e pa mundshme të bllokohet nga forca e ciklonit të tokës. Këtë e ndihmon edhe fusha antimagnetike e cila ka një forcë shumë here më të madhe se sa fusha magnetike sekondare ashtu sikur shihet në figurën se sa fusha magnetike primare dhe sekondare.

Fusha magnetike sekondare dhe fusha antimagnetike kanë kahje dhe drejtime të kundërta në mes veti, kurse të dyja quhen fusha të dhunshme, dhe në asnjë rrethanë nuk mund të bllokohen nga forca tërheqëse e fenomeneve të ciklonit dhe tornados elektromagnetike.

Në këtë mënyrë sfera e fushës magnetike sekondare(SBs) pasi të buron nga polet e magnetike të tokës ndodhet në presionin e forcës tërheqëse të fenomeneve të ciklonit dhe tornados elektromagnetike. Në këtë mënyrë rreth tokës formohet shtresa e parë në formë sferike që e mbështjell tokën, dhe quhet Sfera e fushës magnetike sekondare të tokës (SBs).

Zgjerimi i fushës magnetike sekondare të tokës, magnetosferës

 Magnetosfera e tokës nga formimi e deri tani zgjerohet pandërprerë, pa marrë parasysh nivelin e fushës magnetike simetrike sekondare të tokës, por ne nuk kemi mjete ta matim saktësisht se sa centimetra zgjerohet brenda një viti. Por një matje shumë të saktë sot na tregon largimi i hënës nga toka. Ky është një argument i pa kontestueshëm se sfera e fushës magnetike sekondare të tokës është duke u rritur rreth 4 centimetra në vit. Rritja e rrezes së fushës magnetike sekondare

të tokës e rritë nivelin energjetik të të mikrogrimcave të fushës antimagnetike të tokës, e cila shndërrohet në forcë shtytëse, duke e rritur rrezen e veprimit të saj, dhe duke larguar të gjithë trupat nga sipërfaqe e tokës nga 4 cm, ne mesin e të cilëve është edhe hëna. Edhe pse sot e dimë se sa rritet shtresa e sferës magnetike sekondare të tokës, dhe forca e fushës antimagnetike, ne nuk mund ta dimë se si janë rritur gjatë mijëvjeçarit të fundit, sepse po ta dinim këtë rritje të magnetosferës, kjo na tregonte afërsisht se toka është një trup shumë ma i ri se sa mendohet. Kurse kthimi i tokës në planet të banueshëm është shumë i ri dhe nuk mund t’i kaloi as qindëmilionat e një dore. Kurse sjellja e bimëve vegjetale është shumë më e vonshme, duke pasuruar me vonë me kafshë të llojeve të ndryshme duke përfshi edhe dinaosaurët, e që zhdukja e tyre nuk ka asgjë të përbashkët me rënien e ndonjë meteori gjigant ashtu sikur mendohet sot. Kurse në fund sjellja e njeriun modern ashtu sikur jemi ne sot. Prandaj, e gjithë jeta në tokë është vendosur nga jashtëtokësorët, që nuk kanë asnjë ndryshmi nga ne, mund të jenë në mesin e tonë, por ne si njohim, mund të vijnë e të shkojnë e ne si shohim. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu më i pasur në Kinë, Jack Ma, ka dhuruar…