
Organizohet panairi i produkteve të prodhuara nga prodhuesit llapjanë
03 gusht 2021
| 12:28
Në vazhdën e aktiviteteve të Ditëve të Diasporës, komuna e Podujevës organizon panairin e produkteve të prodhuara nga prodhuesit llapjanë.
Ky panair do të zgjasë tri ditë me radhë, nga data 4 gusht deri më 6 gusht.
Produktet e prodhuesve llapjanë do të jenë të vendosura në sheshin e qytetit.
“Kjo është një mundësi e mirë për secilin prodhues llapjan, ndaj Komuna e Podujevës ju inkurajon për pjesëmarrje”, ka njoftuar komuna e Podujevës.