Orli Zhubi: Do të kontribuoj që të përhapim frymën e social-demokracisë në kryeqytetin tonë

11 tetor 2018 | 22:11

Orli Zhubi është zgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate në nëndegën “Qendra” në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Zhubi ka falënderuar kryesinë e Prishtinës dhe anëtarët e Nismës Socialdemokrate për besimin që i dhanë për kryetar të nëndegës Qendër.

“Me përkushtim të madh do të kontribuoj që të përhapim frymën e social-demokracisë në kryeqytetin tonë dhe më gjerë, duke realizuar projekte praktike dhe konkrete që do të manifestoheshin në kualitetin e jetës së qytetarëve të Prishtinës. Na priftë e mbara e sukseset i paqim së bashku…”, ka shkruar Zhubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë…