Osmani: Bllokimi i Kuvendit për një nënkryetar të Listës Serbe, cenon themelet e Kosovës

09 shtator 2025 | 12:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur të martën në konferencë për medie lidhur me komentet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rastin e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.

Osmani në këtë konferencë ka thënë se për një nënkryetar nuk bllokohet shteti, ashtu siç është duke insistuar Lëvizja Vetëvendosje. “Siç ka theksuar edhe vet gjykata në një sërë rastesh, mandati i presidentes është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik. Udhëhequr nga këto autorizime kushtetuese kam paraqitur komentet për rastin. Në këtë dokument kemi argumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve, të Kuvendit si ushtrues i sovraniteti shtetëror është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetuese, por edhe për ruajtjen e konceptit të shtetit sovran. Prandaj në kushte kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar, përkundër faktit që Kryesia ka kuorum, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë. Andaj mbrojtja e sovranitetit ndërlidhet edhe me vetë Kuvendin funksional. Bllokimi i konstitutimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit, përderisa Kryesia ka kuorum, do ta cenonte jo vetëm funksionalitetin institucional, por themelin në të cilat është ndërtuar republika e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë një shtet pa institucione është i dështuar.  “Kosova ka sistemin më të avancuar në Evropë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mirëpo këto të drejta, nuk mund të abuzohen që të shkelin qëllimin e tyre. I gjithë thelbi i komenteve bazohet në nenin 57 të Kushtetues, i cili parasheh se janë dy parakushte në mënyrë që të realizohen të drejtat e komuniteteve: detyrimi për të vepruar me ligjet e Kosovës gjë që Lista Serbe nuk e bën. Dhe detyrimi i dytë është që gjatë ushtrimit efektiv mos të shkelen të drejtat e të tjerëve. Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi, sepse një shtet pa institucionet është shtet i dështuar. Është detyrë që të bllokojmë çdo synim për të arritur synimin e dështimit të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të…