
Osmani: Kontributi i mërgatës në Amerikë ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot
26 shtator 2022
| 12:25
Presidentja e Kosovës ka takuar në Nju Jork shumë bashkatdhetarë, të cilët, sipas saj, ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.
“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka shtuar se me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.