Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren, duke theksuar rëndësinë e këtij evenimenti për qytetin dhe kulturën.
Ajo u shpreh se “DokuFesti” ka kontribuar në shndërrimin e Prizrenit në një qendër të rëndësishme për kulturën, filmin dhe inovacionet kreative.
“DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja. Është një përvojë e paharrueshme, e ndërtuar mes historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të jetës sonë të përditshme.
Viti pas viti, DokuFesti është shndërrua në një fuqi kulturore, duke treguar botës se këtu formohen idetë e guximshme, këtu arti lulëzon dhe kultura jo vetëm që festohet, por edhe udhëheq.” – ka shkruar Osmani.