Osmani në takim lamtumirës me De Riun: Italia, mbështetëse thelbësore

16 prill 2025 | 15:40

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, Osmani e ka falënderuar De Riun për kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe ka vlerësuar lart angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Ajo i ka uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike, duke theksuar se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Italisë do të mbeten gjithmonë të qëndrueshme dhe të bazuara në vlera të përbashkëta”.

“Osmani theksoi se mbështetja e Italisë mbetet thelbësore për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik. Ajo nënvizoi nevojën për angazhim të mëtejshëm të Italisë si një partnere strategjike, veçanërisht në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një artikull i “Radios Evropa e Lirë” me seli në…