Osmani në takim me të ngarkuarën e ShBA-së, flasin për funksionalizimin e plotë të institucioneve

09 tetor 2025 | 15:37

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Presidenca ka njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me presidentin e ShBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…