Osmani në Tokio: U dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Japoni

12 qershor 2025 | 16:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për disa takime të rëndësishme që ka zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë, Tokyo.

Në ato takime, siç ka njoftuar Osmani është diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Ajo ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik ekonomik me Japoninë.

“Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, përmes një postimi në…