Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

16 maj 2025 | 11:44

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë.

Këtë, Osmani e tha para mediave atje.

E para e shtetit do të bashkëkryesojë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

Osmani konfirmoi se nuk e ka në listën e të ftuarave Vuçiqin për këtë tryezë.

“Me Vuçiqin nuk ka asnjëherë takim në këtë samit takime dypalëshe. Takimet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen në Bruksel. Ky është një forum multilateral ku ne si Republikë e Kosovës synojmë më shumë të takohemi me liderët e tjerë, sidomos me ata që duhet t’i bindim për heqjen e masave”, deklaroi Osmani.

Në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë delegacione nga rreth 50 shtete evropiane e të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2025 në Formula 1 nuk ka qenë aspak pozitiv…