
Osmani për sulmin në Graz: Shkollat s’duhet të jenë vende dhune dhe terrori
10 qershor 2025
| 15:24
Një sulm i armatosur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, ka lënë të paktën 10 të vdekur dhe rreth 30 të tjerë të lënduar.
Për rastin ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila sulmin e ka cilësuar si të tmerrshëm e shkatërrues.
“Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Më tutje, presidentja ka thënë se “jemi me familjet që humbën të dashurit kaq shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme”.
“Po lutemi për një rikuperim të plotë për të plagosurit dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani.