Osmani pranon ftesën për të marrë pjesë në forumin ‘Future Investment Initiative’ që mbahet në Riad

08 shtator 2025 | 13:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për vendin tonë nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie.

Ambasadori Hifzi ia ka dorëzuar presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhërisë së Tij Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad.

Presidentja ka falënderuar ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet…