Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë

14 janar 2026 | 15:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Me këtë rast, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Maandi dhe e përgëzoi për emërimin e saj, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar se Kosova mbetet e linjëzuar me politikat e Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth…