Osmani pret në takim ambasadorin gjerman, temë diskutimi propozimi franko-gjerman
06 janar 2023
| 09:17
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.
Në këtë takim, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për propozimin franko-gjerman, sikurse edhe për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.



